Bota

Marin Le Pen. BE-ja do të vdesë, globalistët do të shkatërrohen

Bashkimi Evropian do të vdesë, ndërsa globalistët do të shkatërrohen, deklaroi lideri i Frontit nacional ekstrem djathtist francez dhe kandidatja për presidente të Francës, Marin le Pen në qytetin Lil, në pjesën veriore të vendit.

lepen

“BE-ja do të vdesë, sepse njerëzit nuk e duan. Perandorive arrogante dhe hegjemoniste iu është shkruar të vdesin”, tha Le Pen.

Ka ardhur koha për shkatërrimin e globalistëve, theksoi ajo dhe i akuzoi rivalët e saj politikч, centristin Emanuel Makron dhe konservatorin Fransoa Fijon për tradhti për shkak të platformave të tyre politike të BE-së dhe ekonomisë së tregut.

“Zgjedhjet presidenciale në Francë janë faza e ardhshme e betejës globale të njerëzve, pas Bregzitit dhe fitores së Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Investimi i vërtetë në Francë do të jetë mbijetesa ose vdekja e BE-së. Ato do të jenë një lloj referendumi”, shtoi Le Pen.