Bota

Makron nga Athina do të dërgojë porosi reformatore për eurozonën

 Presidenti francez Emanuel Makron do të tentojë të dërgojë porosi reformatore për domosdoshmëri për përforcim të unionit monetar evropian dhe kjo do të ndodhë gjatë vizitës së tij në Athinë, të planifikuar për 7 dhe 8 shtator, njoftuan gazetat elektronike greke, duke iu referuar përfaqësuesve të lartë francezë.

makron

Gazeta “Katimerini” shkruan se në vizitën e tij në kryeqendrën greke, presidenti francez do të shoqërohet nga biznesmenë francezë në tentim që t’u japë nxitje investimeve në Greqi.

“Ideja e Francës është ta përkrah Greqinë në përpjekjet e saj për përtëritje dhe rritje”, deklaroi një nga këshilltarët e Makronit, i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Ai shtoi se thelbi i kësaj vizitë është të theksohet se “eurozona duhet telbësisht të reformohet”.