Bota

Maduro: Tramp është Hitleri i ri i politikës ndërkombëtare

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro deklaroi se kolegu i tij amerikan Donald Tramp është “Hitleri i ri i politikës ndërkombëtare”.

maduro

Deklarata e Maduros paraqet reagim ndaj fjalimit të djeshëm të Trampit para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në të cilin ai ashpër i kritikoi autoritetet e Karakasit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në “ripërtëritjen e demokracisë dhe lirisë politike” në Venezuelë.

Maduro, i cili nuk merr pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, vlerësoi se fjalimi i presidentit amerikan paraqet “agresion i Hitlerit të ri të politikës ndërkombëtare, zotëri Donald Tramp, ndaj popullit të Venezuelës”.

“Askush nuk guxon t’i kanoset Venezuelës dhe askush nuk e posedon Venezuelën”, porositi Maduro nga Karakas.