Bota

Madridi lëshon pe: Katalonja mund të marrë autonomi më të madhe

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Alfonso Dastis, nuk e hodhi poshtë mundësinë që kriza aktuale e Katalonjës të çojë në përhapjen e autonomisë së saj.

133637064

“Pavarësinë e përjashtoj, por jo edhe autonominë e zgjeruar, edhe pse edhe tani Katalonja është një prej rajoneve me autorizime më të zgjeruara, jo vetëm në Spanjë, por edhe në botë”, deklaroi Dastis, duke iu përgjigjur pyetjes për rezultatin e mundshëm të krizës.

Sipas tij, kryeministri katalanas Karles Puxhdemon, i cili të shtunën u ndërrua nga Madridi për shkak të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, “teorikisht mund të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale në dhjetor”.

“Nuk e di si do të jetë aktiviteti gjyqësor deri më 21 dhjetor. Nëse ai nuk është në burg, mendoj se do t’i merret e drejta të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Dastis.

Diplomati spanjoll i paralajmëroi mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës se zgjedhjet do të mbahen në pajtim me ligjin dhe rezultatet e tyre duhet të respektohen.