Bota

Lavrov: Poroshenko synon t’i varros marrëveshjet e Minskut

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko synon t’i varros marrëveshjet e Minskut për tejkalimin e konfliktit mes Kievit dhe Donbasit, duke hedhur përgjegjësinë për mossuksesin ndaj Rusisë dhe separatistëve në Ukrainën Lindore, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov , informon “Rosiskaja gazeta”.

lavrov

Shtypi rus e citon intervistën e Lavrovit për gazetën e Uashingtonit “Neshënell interest” në të cilën ai thotë se Qeveria ukrainase me aktivitete e saj ka për qëllim vendet tjera të parat të heqin dorë nga marrëveshjet e Minskut.

Sipas Lavrovit, gabimi më i madh i Poroshenkos është ajo që pas nënshkrimit të dokumentit në shkurt të vitit 2015 dhe me mbështetjen e Gjermanisë, Francës dhe Këshillit të Sigurimit të KB-së, ai “nuk e bindi Parlamentin e tij dhe opozitën se bëhet fjalë për marrëveshje të volitshme, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, në të cilën ai dëshironte Ukraina të hyjë”.