Bota

KS i KB-së ua vazhdoi manbdatin anijeve ushtarake të BE-së në afërsi të Libisë

Këshilli i sigurimit i KB-së njëzëri miratoi vazhdim për edhe një vit të mandatit të anijeve ushtarake të BE-së, të cilët konfiskojnë armë joligjore afër bregut të Libisë.

on

Rezoluta e parashtruar nga Britania e Madhe u lejon anijeve të BE-së nga operacioni “Sofia” që t’i pengojnë dhe ndalin objektet lundruse në det të hapur në afërsi të bregut libian, nëse ekziston dyshim se transportojnë armë, e po ashtu edhe ta konfiskojnë arsenalin joligjor. Operacioni “Sofia” lejon edhe konfiskim të anijeve të cilat shfrytëzohen për kontrabandë të migrantëve.

Pas votimit, zëvendësministri italian i Punëve të Jashtme, Vinçenco Amendola deklaroi para Këshillit se me vendim unanim, vendet-anëtare sërish kanë treguar “angazhman të fuqishëm ndaj stabilitetit dhe sigurisë së Libisë”.