Bota

Kronologji: Sulmet më të mëdha terroriste viteve të fundit Në Evropë

Në atentatin e djeshëm në Barcelonë e humbën jetën 13 persona, ndërsa janë lënduar disa dhjetëra të tjerë. Sulm të ngjashëm gjatë natës kishte edhe në qytetin turistik Kambrils, në Katalonjë. Atje janë lënduar gjashtë persona, ndërsa janë vrarë edhe pesë terroristë të dyshuar.

Injured people are treated in Barcelona, Spain, Thursday, Aug. 17, 2017 after a white van jumped the sidewalk in the historic Las Ramblas district, crashing into a summer crowd of residents and tourists and injuring several people, police said. (AP Photo/Oriol Duran)

Në lidhje me dy sulmet, mediat amerikane përkujtojnë në disa nga atentatet më të mëdha në Evropë, të kryera në vitet e fundit. Midis tyre janë theksuar edhe atentatet me mjete transportuese, transmeton BTA.

Më 19 qershor të vitit 2017 britaniku, për të cilin pohoet se ka pasur bindje antimigruese dhe antimyslimane, me makinë kishte hyrë në grupin e besimtarëve afër xhamisë në Londër. Në sulm një person e kishte humbur jetën, ndërsa nëntë mbetën të plagosur.

Më 3 qershor të vitit 2017, tre islamikë kanë shtypur këmbësorë në urë në Londër dhe pastaj, në lagjen fqinje, me thika kanë sulmuar kalimtarë të rastit. Në incident u vranë tetë persona, ndërsa dhjetëra u plagosën.

Më 22 maj të vitit 2017, një atentator u ngrit në erë në koncertin e këngëtares Arijana Grande në Mançester dhe la të vdekur 22 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Më 7 prill të vitit 2017 një burrë, me kamion të vjedhur, ka shtypur kalimtarë të rastit në qendër të Stokholmit, Në sulm e humbën jetën pesë persona, ndërsa rreth 15 u plagosën.

Më 22 mars të vitit 2017 një burrë ka shtypur këmbësorë në urën Vestminster në Londër, duke lënë kështu të vdekur katër persona dhe pastaj për vdekje e goditi një polic.

Më 19 dhjetor të vitit 2016 një tunizian radikalist me kamion të vjedhur ka hyrë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin dhe me këtë rast la të vdekur 12 persona. Në sulm kishte dhjetëra persona të lënduar. Sulmuesi kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe është vrarë në Milano nga policia italiane.

Më 14 korrik të vitit 2016, një burrë radikalist, i cili jetonte në Nicë, me kamion ka shkelur shumë njerëz, të cilët ishin mbledhur në shëtitoren bregdetare në qytet në Ditën e festës nacionale të Francës. Në sulm e humbën jetën 86 persona dhe qindra mbetën të lënduar.

Më 22 mars të vitit 2016, atentatori u ngrit në erë në ajër në aeroportin në Bruksel dhe në stacionin e metrosë në qytet dhe me këtë rast la të vdekur 32 persona. Qindra të tjerë u lënduan. Hetimi konfirmoi se atentatorët janë të lidhur me grupin i cili i ka kryer sulmet në Paris, më 13 nëntor.

Më 13 nëntor të vitit 2015, sulmuesit e kanë sulmuar sallën e koncerteve Batakllan në Paris dhe edhe disa objekte nëpër qytet dhe me këtë rast kanë vrarë 130 persona. Në sulmet kishte qindra të lënduar. Atentatorët ishin të lidhur me SHI-në.

Në periudhën nga 7 deri më 9 janar të vitit 2015 disa sulmues hynë në redaksinë e “Sharli ebdo” në Paris dhe kanë vrarë 12 persona, ndërsa paralelisht me ta sulmuesi mori disa pengje në një supermarket hebraik në Paris dhe vrau katër persona. Sulmuesit ishin të lidhur njëkohësisht me Al Kaedën në gadishullin arabik dhe me Shtetin Islamik.

Më 22 korrik të vitit 2011, ekstremisti antimusliman norvegjez Andreas Brejvik ka aktivizuar bombë në Oslo dhe me këtë rast hapi zjarr ndaj të rinjve në kampin e të rinjve në ishullin në afërsi. Në dy sulmet e humbën jetën 77 persona, nga të cilët tetë ishin adoleshentë.

Më 7 korrik të vitit 2005, në katër atentate të kryera në Londër, ndaj tre trenave në stacionin e metrosë dhe një autobusi ku e humbën jetën 52 persona. Atentatorët ishin inspiruar nga ideologjia e Al Kaedës.

Më 11 mars të vitit 2004 në një sulm me bombë ndaj katër trenave në Madrid e humbën jetën 191 persona, ndërsa ishte kryer nga terroristë e lidhur me Al Kaedën.