Bota

Komiteti zbulues i Senatit planifikon ta hetojë dhlndrrin e Trampit

Komiteti zbulues i Senatit amerikan planifikon ta hetojë dhëndrrin e shefit të shtetit, Xhered Kushner, në kuadër të hetimit për lidhje ndërmjet bashkëpunëtorëve të Donald Trampit dhe përfaqësuesve zyrtar rusë, shkruan sot “Njujork tajms”.

99998439

Kushner, i cili ishte këshilltar i Trampit gjatë fushatës parazgjedhore edhe në Shtëpinëe  Bardhë, është personi më i afërt i presidentit amerikan i cili do të hetohet lidhur me atë çështje.

Komiteti ka për qëllim të marrë informata nga Kushner për dy takimet që i ka kontraktuar ambasadori rus në Uashington, Sergej Kisljak në Kullën Tramp në Nju-Jork në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe informata për takimin me shefin e bankës shtetëroe ruse për zhvillim “Vneshekonbank”.