Bota

Komandanti i forcave të NATO-s në Evropë kërkoi furnizim me armë për Ukrainën

Komandanti i përgjithshëm i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti deklaroi dje se e mbështet idenë e SHBA-së për të furnizuar me armë Ukrainën.

arm

Ukraina kohë më parë kërkoi furnizim me armë për luftën kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të vendit.

Qeveria e presidentit paraprak amerikan Barak Obama refuzoi ta bëjë këtë dhe në Ukrainë dërgoi ushtarë amerikanë të cilët i trajnojnë kolegët ukrainas.

“Unë personalisht vlerësoj se duhet ta shqyrtojmë dërgimin e armëve mbrojtëse”, tha Skaparoti para Komisionit për forca të armatosura të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së.

“Ukrainasit luftojnë kundër armikut vdekjeprurës dhe të sofistikuar, të mbështetur nga Moska”, tha Skaparoti, i cili gjithashtu është komandat kryesor i forcave amerikane në Evropë.