Bota

Kolona prej disa kilometrave në kufirin midis Bullgarisë dhe Greqisë për shkak të arrestimit të doganierëve

Në vendkalimin kufitar “Kullata”, i cili është më i madhi në kufirin midis Bullgarisë dhe Greqisë, janë krijuar kolona disa kilometra të gjata nga automjetet për shkak të arrestimit të pothuajse tërë turnit të doganierëve bullgarë.

carinci

Policia bullgare mbrëmë ka arrestuar 23 persona, midis të cilëve pjesa më e madhe janë doganierë, në kuadër të hetimit për korrupsion.

Zëdhënësja e Prokurorisë publike, Rumena Arnaudova deklaroi se një grup i organizuar kriminel punon që nga muaji mars i vitit 2015, ndërsa përveç doganierëve, në të ka edhe përfaqësues të kompanive transportuese, të cilët kanë dhënë me qira me qëllim që kamionët e tyre të lëshohen përmes kufirit pa kontroll paraprak.

Ajo theksoi se policia ka kryer bastisje në 83 shtëpi të doganierëve, ku janë gjetur 32.000 euro.

Policia në periudhën e fundit ka kryer më shumë aksione për arrestimin e doganierëve në kuadër të hetimit për korrupsion.