Bota

Këmbimi i kanosjeve verbale midis Uashingtonit dhe Phenianit

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë u kanos se Koreja e Veriut do të ballafaqohet me një zjarr “zjarr dhe zemërim ashtu siç nuk ka parë bota deri më tani” nëse përsëri i kanoset SHBA-së, që Pheniani u përgjigj se “me kujdes është duke shqyrtuar” planin për sulm ndaj territorit amerikan të pacifikut Guam.

usakorea

“Për Korenë e Veriut do të ishte mirë që mos t’i kanosen SHBA-së më, pasi që do t’i gjejë zjarr dhe zemërim siç nuk ka parë bota deri më tani”, deklaroi Tramp.

Ai paraprakisht shprehu kënaqësi që edhe vendet e tjera janë angazhuar rreth problemit me Korenë e Veriut, vetëm disa ditë pasi Këshilli i Sigurisë i KB-së vendosi sanksione të reja ndaj Phenianit për shkak të testimeve të fundit balistike.

“Pas sukseseve shumëvjeçare, shtetet nga bota përfundimisht u bashkuan me qëllim që bashkërisht të ballafaqohen me rrezikun që e paraqet Koreja e Veriut. Duhet të jemi rigoroz dhe të vendosur”, shkroi Tramp në llogarinë e tij në Tuiter.

Vetëm disa orë pas kanosjes së Trampit me “zjarr dhe zemërim”, u paraqitën edhe autoritetet në Phenian duke paralajmëruar se Koreja e Veriut “me kujdes është duke e shqyrtuar” planin për sulm ndaj ishullit Guam, territor i SHBA-së në Oqeanin Paqësor.

Mediat verikoreane e transmetuan deklaratën e një përfaqësuesi të Armatës së Koresë së Veriut i cili pohon se “plani për sulm do të zbatohet në vepër në më shumë drejtime edhe atë menjëherë” që për një gjë të tillë solli vendim lideri, Kim Xhong-um.

Një përfaqësues tjetër i Armatës nga ana tjetër deklaroi se Koreja e Veriut mund të kryejë “operacion parandalues”, nëse SHBA-ja tregon “shenja provokimi”.