Bota

Katalanasit para një vendimi të vështirë pasi Madridi paralajmëroi zbatim të nenint 155

Partitë parlamentare në Katalonjë sot duhet të dakordohen rreth hapave të rinj, të cilat do t’i ndërmerr pushteti autonom pasi Madridi zyrtar paralajmëroi zbatim të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle.

133902944

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj para dy ditëve deklaroi se Qeveria marrë vendim për ndërmarrjen e kontrollit ndaj Parlamentit katalanas dhe administratës, ndërsa më 27 tetor propozimi do të vendoset në votim në parlamentin në Madrid.

Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Soraja Saenz de Santamaria sot thekoi se lideri katalanas do t’i humb të gjitha autorizimit dhe më nuk do të merr pagë, pasi Senati spanjoll do ta aktivizojë nenin 155. Ajo sqaroi se pasi të miratohet udhëheqja e drejtpërdrejtë, është e mundur që Madridi të emëroj një përfaqësues i cili do të udhëheqë me rajonin.

“Ajo që po ndodh për momentin është se Qeveria e Katalonjës duhet të marrë vendim unanim, i cili më vonë do t’i kumtohet opinionit”, deklaroi zëdhënësi i autoriteteve katalanase, Zhordi Turul, duke dënuar ashpër “grusht shtetin ndaj institucioneve katalanase”.

Zëdhënësi i Mistrisë katalanase të Punëve të Jashtme, Raul Romeva theksoi se “besimi ndaj BE-së do të zvogëlohet nëse lejon Madridi të urdhërojë udhëheqje të drejtpërdrejtë me Katalonjën”, Sipas tij, vetëm katalanasit kanë të drejtë t’i ndryshojnë institucionet rajonale.

Partitë parlamentare katalanase do të duhet sot të dakordohen për datën dhe rendin e ditës në seancën e Parlamentit rajonal, në të cilin do të debatohet për hapat e ardhshëm, por mund të pritet edhe shpallje e pavarësisë të rajonit autonom, ku më 1 tetor u mbajt referendum për ndarjen nga Spanja.

Njëkohësisht, një grup avokatësh spanjoll kanë parashtruar padi kundër liderit katalanas Karles Puxhdemon para Gjykatës Supreme spanjolle. Ai akuzohet për keqpërdorim të pushtetit, mosrespektim të vendimit gjyqësor dhe kryengritje. Tani për tani nuk dihet me ç’farë intensitetit do të zhvillohet ky proces dhe nëse do të fillojë, por Puxhdemon mund të përfundojë në burg nëse dënohet për këto vepra.

Katalanasit ashpër e mbrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre dhe kanë kontroll ndaj policisë, mediave, shëndetësisë dhe arsimit. Pikërisht këtë Madridi mund t’ua merr të premten me aktivizimin e nenin 155 nga Kushtetuta. Atëherë fillon të rrjedh afati prej gjashtë muajve, në të cilat Katalonja, nën kontroll të Madridit, do ta humb autonominë deri në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në të cilat do të zgjidhet qeveri e re.