Bota

Ish shefi i shtabit parazgjedjor të Trampit ndihmon për referendumin kurd në Irak

 Ish shefi i shtabit parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Tramp në mënyrë aktive po merr pjesë në zbatimin e referendumit për pavarësi të Kurdistanit irakian edhe krahas asaj që SHBA-ja i kundërshton qëllimet kurde”, kumtoi Njujork tajms.

133722272

Pol Manaford e ndërtoi karrierën si këshilltar për klientë të huaj, interesat e të cilëve ndonjëherë janë të ndryshme nga ato të politikës së jashtme zyrtare amerikane.

Gazeta thekson se Manafort e ka filluar punën për kurdët këtë verë dhe me të është lidhur përmes ndërmjetësit të Marsur Barzanit, djali i liderit kurd Masud Barzani i cili e organizoi vizitën e Manafort në Irakun verior.

Atje Manafort është konsultuar me aktivistë kurdë dhe u ka premtuar mbështetje nga Peërndimi për interesat e tyre si gjatë referendumit ashtu edhe pas tij. Në Erbil ishte dërguar një bashkëpunëtor i tij i afërt dhe nuk përjashtohet mundësia që Manafort të kthehet në rajon në ditët në vijim për të marrë pjesë në votim.

Zëdhënësi i Marsur Barzanit konfirmoi se Manafort ishte paguar për të ndihmuar për referendumin dhe pas tij, pa treguar se cili është roli i tij.

Referendumi i caktuar për të hënën nuk do të thotë edhe shpallje urgjente e pavarësisë, por Uashingtoni dhe komuniteti ndërkombëtar konsiderojnë se kjo mund ta dobësojë koalicionin kundër SHI-së dhe plotësisht ta destabilizojë Irakun, por edhe të shkaktojë dhunë në ato rajone, kumtoi Njujork tajms. Në tre vitet e kaluara qeveria dërgoi mbi 1,5 milionë dollarë për lobim në ndërmarrjet e Uashingtonit, thekson gazeta.