Bota

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Njohja e Kosovës e vetmja zgjidhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq kundër Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Nju-Jork.

hoxhaj

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj e ka porositur presidentin serb se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres, si dhe për të pasur paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në përgjigje të adresimit të Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: njohja e Kosovës është rruga e vetme për të pasur progres, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, Vuçiq tha se Serbia nuk do ta njohë Kosovën por do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje tjetër të qëndrueshme, ndërkohë që u ka bërë thirrje shteteve të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.