Bota

Greqia kërkon ndihmën e BE-së

Autoritetet greke kërkuan nga vendet-anëtare të BE-së që të marrin hua aeroplanë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve, pasi që zjarrfikësit tashmë tre ditë luftojnë kundër zjarreve në veri të Athinë.

greqi

Shërbimi zjarrfikës citoi se 60 zjarrfikës janë dërguar nga Qiproja që ta ndihmojnë Greqinë në shuarjen e zjarrit.

Rreth 400 zjarrfikës dhe ushtarë grekë  me përkrahje të kanaderëve dhe dhjetëra kamionëve kundër zjarrit tentojnë që të vendosin nën kontroll zjarrin e madh midis vendeve Varnavas dhe Kalamos, rreth 45 kilometrave në veri të Athinës.

Tani për tani askush nuk është i lënduar në zjarr, por të paktën 20 shtëpi janë dëmtuar.

Zjarrfikësit grekë luftojnë edhe zjarret e Peloponezit dhe në ishullin Zakintos.