Bota

“Gardian: Periudha kalimtare për Bregzitin me siguri do të shkurtohet në 20 muaj

Bashkimi Evropian me siguri do t’i propozojë kryeministres britanike Tereza Mej periudhë kalimtare pas Bregzitit prej vetëm 20 muajve, shkruan gazeta britanike “Gardian”, duke iu referuar burimeve të larta diplomatike në Bruksel.

mej

Në fjalimin në Firencë nga fundi i shtatorit, Mej zyrtarisht kërkoi periudhë kalimtare prej “rreth dy vite” për lehtësimin e pasojave nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja në mars të vitit 2019, në të cilën Mbretëria e Bashkuar do të mbetet në tregun e vetëm evropian dhe unionin doganor.

Qeveria irlandeze në mënyrë të hapur bëri thirrje për periudhë më të gjatë – deri në pesë vjet, që të mund kompanitë të përgatiten për ndryshimet në procedurat doganore. Ky propozim është mbështetur nga shumica në Britani të Madhe.

Diplomatë të lartë në BE megjithatë konsiderojnë se me siguri marrëveshja eventuale për dalje do të parashikojë që Britania e Madhe të dalë nga strukturat juridike të bashkësisë më 31 dhjetor të vitit 2020.

Tani për tani nuk janë sjell kurrfarë vendime për çështjen, ndërsa 27 anëtaret tjera të BE-së ende zyrtarisht nuk i kanë shqyrtuar kushtet për periudhën eventuale kalimtare. Ata në fund të takimit të Këshillit të Evropës gjatë së premtes së kaluar vetëm u dakorduan për ta bërë këtë.