Bota

Gabriel: Turqia i kaloi kufijt

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel i akuzoi autoritetet turje se “i kanë kaluar kufijt” me akuzat e tyre kundër kancelares gjermane, Angela Merkel për “sjellje naziste”.

gabriel

“Ne jemi tolerantë, por nuk jemi idiotë”, deklaroi Gabriel në intervistën për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Pasauer Noje Prese”.

Ai theksoi se e “ka parasitur qartë” minsitrin turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu se e kanë kalaur kufirin me akuzat e shqiptuara nga pressidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan dje adresoi ofendime personale në llogari të Merkelit, duke e akuzuar atë për “sjellje naziste”, për shkak të vendimit të saj për ta mbështetur ndalesën për pjesëmarrje të ministrave turq në tubime të turqve në territorin e Gjermanisë, organizuar në prag të referendumit për ndryhsimet kushtetuese në Turqi, të caktuar për më 16 prill.

“Kur i quani nazistë, evropianët nuk ndihen mirë dhe atëherë manifestojnë solidaritet. Posaçërisht Merkel”, deklaroi Erdogan gjatë paraqitjes në një televizion turk, duke shtuar se kancelarja gjermane shfrytëzon masa naziste.