Bota

Fruthi po përhapet në Evropë, më kritike është në Itali dhe Rumani

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në Evropë po përhapet epidemia e fruthit posaçërisht në shtetet në të cilat është vërejtur ulje e përqindjes së vaksinimit të fëmijëve.

fruthi

Vetëm nga fillimi i vitit Itali janë sëmurë 200 njerëz, ndërsa në Rumani nga janari i vitit 2016 deri më sot janë regjistruar 3.400 raste të fruthit , prej të cilëve kanë vdekur 17 të infektuar.

“Bëhet fjalë për sëmundje infektuese, e cila mundet në mënyrë rapide të përhapet. Mbrojtja e vetme kundër fruthit është vaksinimi, por kjo ka efekt vetëm nëse zbatohet në nivel të mbarë shtetit, gjegjësisht nëse janë vaksinuar të paktën 95 për qind e popullsisë”, thekson OBSH.

Situata është shqetësuese edhe në Francë, Gjermani, Poloni, Zvicër, si dhe në Ukrainë, ku numri i të infektuarve është në rritje të vazhdueshme.

“Në disa shtete, si për shembull në Ukrainë problem është mungesa e vaksinave. Në Francë procedura është tejet e komplikuar, pacientët fillimisht duhet të lajmërohen te mjeku i tyre për mjekësi të përgjithshme, nga ai të marrin recetë, vetë ta blejnë vaksinën në barnatore dhe pastaj sërish të paraqiten dhe të shkojnë ta pranojnë”, thotë Suzana Jakab nga OBSH.

Në Britaninë e Madhe vitin e kaluar mjekët kanë vërejtur rritje e adoleshentëve të infektuar, të cilët janë infektuar në tubime masive, si festivale muzikore në sipërfaqe të hapura.