Bota

Fitore bindëse e partisë së Makronit në zgjedhjet në Francë.

Partia e presidentit francez Emanuel Makron, Republika Përpara (REM) pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve parlamentare në Francë fitoi 308 vende të deputetëve, me ç’rast së bashku me 42 deputetë të partnerit të koalicionit të tij, Lëvizja demokratike (MoDem), e ashtuquajtura “shumicë presidenciale” siguroi shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare.

French Minister of Territorial Cohesion Richard Ferrand (C) delivers a speech during a campaign meeting for the 90 La Republique en Marche (REM) party candidates in the Ile-de-France region for the upcoming legislative elections, on May 23, 2017, in Aubervilliers, near Paris. / AFP PHOTO / GEOFFROY VAN DER HASSELT

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi, “shumica e re presidenciale” fitoi 60,6 për qind nga vendet në Asamblenë Kombëtare e cila numëron 577 deputetë, që megjithatë është më pak nga parashikimet e agjencive për hulumtim të mendimit publik.

Rezultatet, nëse konfirmohen, do t’i japin presidentit Makron, 39 vjeç, mandat të fortë për t’i çuar përpara planet për reforma.

Ato po ashtu do të ndryshojnë në mënyrë dramatike hartën politike, e cila është dominuar tradicionalisht nga Republikanët konservatorë dhe Partia Socialiste.

Pritet që Republikanët dhe aleatët e tyre të formojnë bllokun më të madh opozitar me 107 deri në 133 ulëse në Parlament, ndërsa Partia Socialiste, e cila ka qenë në pushtet gjatë pesë vjetëve të kaluar, dhe partnerët e saj të sigurojnë 30 deri në 49 ulëse.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 44 përqind.

Kryeministri i Francës, Eduard Filipe, tha se votuesit francezë i kanë dhënë “shumicën e qartë presidentit të republikës dhe qeverisë”.

Ai e pranoi se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, duke thënë se “abstenimi nuk është kurrë lajm i mirë për demokracinë”.

Liderja e ekstremit të djathtë, Marin Le Pen, ka fituar ulëse në Parlament për herë të parë dhe rezultatet e pjesshme tregojnë se partia e saj Fronti Kombëtar do të fitojë katër deri në tetë ulëse.

Ndër synimet e shprehura të Makronit janë zbutja e rregullave strikte të punës në Francë dhe reduktimi i dhjetëra-mijëra vendeve të punës në sektorin publik.