Bota

Evropa, rajon në botë, në të cilin është vërejtur rritje e robërisë bashkëkohore

Bashkimi Evropian është rajon në botë, ku është vërejtur rritja më e lartë e rasteve të robërisë bashkëkohore në botë.

slave

Shkaku është vala e mbi njëqind mijë migrantëve, prej të cilëve shumica janë kryesisht të ndjeshëm ndaj eksploatimit, thonë analistët.

Indeksi, i përgatitur nga ekspertët nga kompania britanike Versik Mejplkroft, prëfshin 198 shtete.

Rumania, Greqia, Itlaia, QIproja dhe Bullgaria janë vende nga Bashkimi Evropian, ku më së shumti shfrytëzohet puna nga robërit. Analistët shtojnë se edhe pesë shtete janë dyer kyçe hyrëse drejt BE-së.

Rreth 115 mijë migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Evropë prej fillimit të vitit. Shumica prej tyre, mbi 80 për qind, kanë hyrë në Itali.

Një numër i madh i migrantëve paguajnë shuma të mëdha për udhëtimin dhe në fund janë të detyruar të punojnë pothuajse pa para, në mënyrë që ta kthejnë borxhin ndaj tregtarëve të paskrupullt me njerëz, deklaroi ekspertja nga Versik Mejpllkroft.

Ajo paralajmëroi se autoritetet lokale kanë problem me përballjen me robërinë bashkëkohore, për shkak të numrit të madh të sapoarriturve..

Njëzet e një milion njerëz në botë, mes të cilëve edhe fëmijë, janë viktima të punës së detyrueshme, aktivitet i cili vlerësohet se brenda vitit sjellë fitim prej 150 miliardë dollarëve, tregojnë të dhënat e Organizatëps ndërkombëtare të punës.

Koreja e Veriut mbetet në vendin e parë në indeksin si vend, ku gjendja me nënshtrimin për punë të detyrueshme është mëe  keqja. Gjendja është përkeqësuar dukshëm edhe në Turqi.

Nga ana tjetër, përmirësim më të madh në këtë sferë është vërejtur në Indi dhe Tajlandë. Rreziku në dy vendet megjithatë mbetet jashtëzakonisht i lartë.

Qëllimi i indeksit është t’u ndihmojë kompanive të konfirmojnë se cilat janë vendet, në të cilat ka rrezik më të madh të punës së detyrueshme.