Bota

Erdogani u bëri thirrje turqve jashtë vendit të kenë nga pesë fëmijë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë, në vend se tre, të kenë nga pesë fëmijë.

erdogan-1-640x358

Ai duke iu drejtuar diasporës milionëshe, theksoi se turqit jashtë vendit janë ardhmëria e Evropës.

“Prej këtu mund t’u them qytetarëve të mij, vëllezërve të mij dhe motrave në Evropë… Shkolloni fëmijët në shkolla më të mira, siguroni familja t’u jetojë në mjedis më të mirë, vozisni automjete më të mira, jetoni në shtëpi më të mira. Të keni nga pesë, e jo nga tre fëmijë. Ju jeni ardhmëria e Evropës. Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj sjelljes së pahijshme që e tregon ndaj Jush, ndaj armiqërisë, ndaj padrejtësisë”, theksoi Erdogan.