Bota

Erdogan: Turqia do të sistemojë ushtarë në Idlib në Siri

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të sistemojë ushtarë në  provincën veriore siriane Idlib, si pjesë e marrëveshjes së muajit të kaluar me Rusinë për deeskalim.

erdogan

Erdogan sqaroi se zonat për deeskalim në Siri, të caktuara përmes marrëveshjes mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të jenë lëndë e bisedimeve më të hollësishme me presidentin rus Vlladimir Putin gjatë vizitës së tij në Ankara javën e ardhshme, transmetoi BTA.

“Marrëveshja për deeskalim është një ide premtuese, sipas të cilës rusët e mundësojnë sigurinë jashtë Idlibit, ndërsa Turqia do të kujdeset për sigurinë në Idlib”, theksoi  presidenti turk.