Bota

EBA: Embargoja ajrore ka të bëjë vetëm për kompanitë ajrore nga Katari

Embargoja ajrore, e cila nga fillimi i krizës së gjirit është vendosur drejt Katarit, ka të bëjë vetëm me kompanitë ajrore dhe aeroplanët nga Katari, kumtuan sot autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

katar

Arabia Saudite dhe Bahreini vendosën embargo ajrore kur më 5 qershor i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se e mbështet terrorizmin.

“Në pajtim me embargon ajrore, të të gjitha kompanive ajrore dhe aeroplanëve të regjistruara në Katar u është ndaluar të aterrojnë në aeroportet tona ose të fluturojnë përmes hapësirës ajrore të EBA-s, Arabisë Saudite dhe Bahreinit”, theksojnë tre vendet.

Përjashtim do të jenë aeroplanët ushtarak nga Katari, të cilët duhet 24 orë përpara të parashtrojnë kërkesë për fluturim përmes hapësirës ajrore të tre vendeve. Përveç kërkesës duhet të theksohen emrat e udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, si dhe të dhënat për mallin, nëse bëhet fjalë për aeroplan transportues.