Bota

E djathta ekstreme gjermane kërkon dy “eurozona”

Partia ekstreme djathtiste gjermane Alternativa për Gjermaninë (AFD), e cila sipas anketave është fuqia e tretë politike për nga popullariteti në vend, në prag të zgjedhjeve federale të caktuara për në shtator, kërkon që eurozona të ndahet në dy pjesë.

aa

Duke folur në konferencë për shtyp në Berlin, një nga liderët e AFD-së, Jerg Muten kërkon ndryshime në mënyrën në të cilën funksionon Unioni monetar evropian me qëllim që ta tejkalojë krizën.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Muten, i cili është profesor i ekonomisë, kërkon që eurozona të ndahet në dy taborre, njëri më i fuqishëm, të kryesohet nga Gjermania, ndërsa i dyti, më i dobëti të jetë i lidhur me Francën.

“Euroja është farë e përçarjes në Evropë e cila ka kultura të ndryshme valutore dhe nivele të ndryshme të konkurrencës”, konsideorn Muten, i cili në një intervistë paraprakisht paralajmëroi se Gjermania mund të pësojë dëme nga ndarja e këtillë në vitin e parë dhe të dytë, por se pas asaj periudhe gjendja do të normalizohet.

Sipas AFD-së, euroja është tejet e fuqishme për vendet e jugut të Francës, përderisa për Gjermaninë dhe disa të tjerë ka vlefshmëri më të vogël.

“për këtë arsye është e pranueshme që vendet më të dobëta të largohen”, konsideron Muten, sipas të cilit, në grupin e vendeve të cilat duhet të formojnë eurozonë tër e janë Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca.

Sipas tij, Greqia është financiarisht aq e dobët sa asnjë vend tjetër nuk dëshiron të hyjë në bashkësi financiare me të.

Përfaqësuesi i AFD-së konsideron se në “eurozonën e fuqishme” duhet të mbeten Gjermania, Austria, Holanda dhe Finlanda, të cilat do të kenë dëme nga euroja e fuqishme, që do ta ulë eksportin, por që kriza do të prëfundojë për rreth dy vite.

AFD, e cila është formuar në vitin 2013 në valën e retorikës antirefugjate dhe antimigrante, gëzon popullaritet prej 15 përqindëve në nivel nacional dhe ka deputetë të vet në 11 parlamente krahinore në Gjermani.