Bota

Dy të vdekur në një sulm të xhihadistëve në Mali

Dy persona e kanë humbur jetën mbrëmë gjatë një sulmi xhihadist në lagjen turistike Kangaba, në afërsi të kryeqytetin të Malit, Bamako.

mali

“Komandot e Malit i liruan dymbëdhjetë pengjet që ishin mbajtur nga ana e xhihadistëve, ndërsa katër sulmuesit janë vrarë nga forcat e sigurimit të Malit”, theksoi ministri i Sigurisë Salif Traore.

“Ky ishte sulm terrorist. Forcat speciale të Malit i liruan dymbëdhjetë pengjet. Për fat të keq dy persona janë vrarë. Janë gjetur dy trupa të sulmuesve, ndërsa ushtarë po gjurmojnë pas trupave të dy të tjerëve”, theksoi Traore, por nuk theksoi nëse ka sulmues të cilët kanë arritur të ikin.