Bota

Donald Tramp arriti në Kinë

Presidenti amerikan Donald Tramp sot arriti në Pekin, për vizitë të parë zyrtare në Kinë.

tramp

Kina, ku do të qëndrojë më pak se 48 orë, është stacioni i tretë nga turneu aziatik i Trampit, pas Japonisë dhe Koresë Jugore.

Në aeroport, Tramp dhe bashkëshortja e tij u pritën nga presidenti kinez Si Xhimping, me të cilin janë caktuar disa takime.

Në fillim të vizitës, Si dhe bashkëshortja e tij Pen Lijan do ta dërgojnë familjen Tramp në Qytetin e ndaluar në Pekin.