Bota

Cigler: Lufta e tretë botërore është në vijim

Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler vlerësoi në një intervistë për gazetën vjeneze “Kurir” se lufta e tretë botërore është në vijim.

ST DENIS le 22 novembre 2011, Jean Ziegler dans les locaux de l'Humanité Dimanche, pour son livre "Destruction massive". Photo Joël LUMIEN.

Ai tha se 54 milionë njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i ndotur ose nga epidemitë e fituara.

Ai thekson se jetojmë nën diktaturë botërore të kapitalit financiar global .

“Oligarkët e 500 koncerneve më të mëdha kontrollojnë 52,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor botëror. Kjo është fuqi,  të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, papë. Koncernet nuk janë nën kontroll shtetëror dhe vijojnë vetëm një strategji – maksimalizim të profitit. Ndërsa sot në SHBA miliarderët janë drejtpërdrejt në pushtet”, thotë Cigler.

Ai tha se krahas progresit parcial në uljen e viktimave të varfërisë edhe më tej prej 7,3 miliardë, një miliardë njerëz në mënyrë permanente i janë ekspozuar urisë, që është pasojë e siç thonë “rendit botëror kanibal”.

Lidhur me Donald Trampin dhe paralajmërimet e tij për uljen e pjesëmarrjes në organizatat ndërkombëtare Cigler paralajmëroi se SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KB, me 26 për qind nga buxheti i përgjithshëm, gjegjësisht te misionet paqësore marrin pjesë me sigurimin e 60 për qind të mjeteve.

“Nëse Tramp e ul pjesëmarrjen financiare, KB-ja do të paralizohet”, tha Cigler.

Ai shfaqi bindjen se Tramp nuk do të jetë katër vjet në funksion, duke vlerësuar se do të ketë ose problem psikik ose presioni do të jetë aq i madh, që ai më shumë nuk mund të qeverisë.

“Dorëheqja, por edhe votimi i mosbesimit janë variante të mundshme”, vlerëson Cigler.