Bota

Çaushoglu: Nuk ka kufij detar midis Turqisë dhe Greqisë

Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlud Çaushogu deklaroi se Turqia nuk do të pranojë “de fakto” situata në Detin Egje, duke e ngritur sërish çështjen për statusin sovran të disa ishujve nga ky rajon, lajmëroi gazeta “Proto tema”.

causoglu

Duke u përgjigjur në pyetje në Parlament, shefi i diplomacisë turke deklaroi se midis Turqisë dhe Greqisë ka seri të problemeve të përbashkëta lidhura në Detin Egje.

Midis këtyre problemeve është edhe ai për statusin sovran të disa ishujve të vegjël dhe të shkallëzuar dhe faktin se midis Turqisë dhe Greqisë nuk ka kufij detarë, të përcaktuara nga një marrëveshje ndërkombëtare, që do të jetë në fuqi midis dy vendeve, ka deklaruar Çaushoglu.

Sipas tij, marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me statusin e ishujve në Detin Egje, janë Marrëveshja e Lozanës nga viti 1923 dhe marrëveshja e Parisit nga viti 1947. Ai ka nënvizuar se këto marrëveshje kanë përmbajtur detaje analitike për sovranitetin dhe çarmatimin e ishujve.

“Në këtë kuptim, problemi është në interpretimin e klauzolave të këtyre marrëveshjeve”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme dhe vazhdoi: “siç është e njohur çështjet në Detin Egje shqyrtohen në kuadër të kanaleve ekzistuese për komunikim midis Turqisë dhe Greqisë. Vendi ynë dëshiron të gjejë zgjidhje të zbatueshme të të gjitha problemeve në kuadër të së drejtës ndërkombëtare dhe në këtë lidhje të tregohen të drejtat dhe interesat e tyre bazë”, shtoi diplomati i parë turk.

“Në lidhje me këtë kemi thënë se Turqia nuk do të pranojë ‘de fakto’ situata, të cilat Greqia do të tentojë t’i krijojë ndaj pozitave gjeografike me status të dyshimtë dhe pikëpamjet tona ekspozohen në çdo nivel të mundshëm para autoriteteve greke”, plotësoi Mevlud Çaushoglu.

Gazeta “Kontranjuz” shkruan se pretendimi i ri turk ka të bëjë me 18 ishuj grekë në pjesën veriore dhe qendrore të Detit Egje, në rajonin e grupit të ishujve “Dodekanezi” dhe të tillët që janë në Detin e Kretës, duke i numëruar në mënyrë të ndarë.