Bota

Britania planifikon që të vendosë “”unionit të përkohshëm doganor” me BE-në pas Bregzitit

Qeveria britanike ka përgatitur plan për rregullimin e një kontrate doganore, që do të duhet të arrihet me vendet e BE-së, pas Bregzitit, zbulojnë mediat britanike.

bregzit

Ky plan do të duhet që t’i sigurojë biznesit britanik tregti të lirë dhe pa kufizime, me 27 vendet e tjera anëtare të BE-së.

Kjo përfshin edhe ekzistimin e “unionit të përkohshëm doganor” me çka do të shmangen problemet kufitare, pasi që Britania do ta braktisë Unionin.

Biznesi britanik për një kohë të gjatë kërkon sqarimin e kushteve në të cilat do të veprojë pas Bregzitit, ndërsa veçanërisht pasi që Qeveria konfirmoi se Britania do të braktisë unionin doganor.