Bota

Bozdag: Arrestimi i bankarit turk Mehmet Hakan Atila është i motivuar politikisht

Arrestimi i bankierit turk Mehmet Hakan Atila, zëvendës-menaxher i përgjithshëm i bankës turke “Halkbank”, për shkak të shkeljes shumëvjeçare të sanksioneve amerikane kundër Iranit, në tërësi është politikisht i motivuar, deklaroi sot ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

bozdag

Atila dje është arrestuar në aeroportin e Nju-Jorkut, ndërsa prokuroria amerikane menjëherë pas kësaj ka ngritur edhe aktakuzë kundër tij.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu tha se arrestimi i bankierit do të jetë një nga temat e bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tilerson gjatë vizitës së tij në Ankara këtë javë.

Çavushoglu u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane që të zhvillojnë proces transparent, duke përmendur se konsullata e përgjithshme turke nuk ka mundur të marrë informacione për Atilën derisa nuk ka parashtruar kërkesë zyrtare.

Siç raportojnë mediat britanike, rasti mund të sjellë deri në eskalim të marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-së.