Bota

Bilanci i viktimave në zjarret në Portugali u rrit në 43

 Numri i viktimave në zjarret që fundjavën e kaluar shpërthyen në Portugali u rrit në 43 persona, njoftoi mbrëmë zëdhënësi i Agjencisë portugeze për mbrojtje civile Zhorge Dias.

133913141

Ai theksoi se trupi i fundit i viktimës nga zjarret është gjetur dje në afërsi të spitalit në qytetin Koimbra.

Të martën shërbimet zjarrfikëse arritën t’i vendosin nën kontroll një numër më të madh të zjarreve, në çka u ndihmuan edhe reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave.

Ministrja portugeze e Punëve të Brendshme Konstansa Urbano de Sousa pardje dha dorëheqje nga funksioni, duke marrë përgjegjësi për vdekjen e mbi 100 personave në këto dhe në zjarret që përfshinë Portugalinë në qershor të këtij viti