Bota

BE: Kosova nuk ka kohë për të humbur, institucionet të formohen sa më shpejtë që është e mundur

 Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç u bëri thirrje partive kosovare sa më shpejtë që është e mundur ta konstituojnë Parlamentin, duke porositur se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

kocijancic

Ajo u bëri thirrje partive politike që ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të shpejtohet procesi për formimin e institucioneve”, tha Kocijançiç.