Bota

BB parashikon 2,7 për qind rritje të ekonomisë globale këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia globale do të shënojë rritje këtë vit dhe vitin e ardhshëm falë çmimeve stabile të mallrave dhe rritjes së tregtisë globale.

bb

Banka parashikon rritje prej 2,7 për qind të ekonomisë globale këtë vit dhe të 2,9 për qind në vitin 2018. Në vitin 2014 rritja ishte 2,4 për qind.

Parashikimi i i KB-së është 2,1 për qind rritje e ekonomisë në SHBA këtë vit në krahasim me 1,6 për qind në vitin 2016.

Në eruozonë, e cila bashkon 19 shtete rritje është 1,7 për qind ose më pak se vjet, kur arriti 1,8 për qind. Ekonomia në Japoni do të ketë rritje prej 1,5 për qind në krahasim me një për qind të vitit të kaluar.

Ekonomia në Kinë do të vazhdojë që të ngadalësohet prej 6,7 për qind rritje vjet, 6,5 për qind këtë vit dhe 6,3 për qind në vitin 2018.

BB paralajmëron rreziqet nga protekcionizmi, konfliktet gjeopolitike dhe pasojat eventuale financiare nga rritja e pritur e kamatave në SHBA.