Bota

Barnie: BE-së i paraprin rrugë shumë e vështirë

Negociuesi kryesor i Bashkimit Evropian për dalje të Britanisë së Madhe nga Unioni, Mishel Barnie deklaroi se “sot është dita e parë e një rruge shumë të vështirë”.

bernie

Deklarata e tij pasoi pasi që kryeministrja britanike, Tereza Mej zyrtarisht e aktivizoi nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës për dalje nga BE-ja.

Kryeminsitri i Maltës, Xhozef Muskat theksoi se tani është momenti kyç për BE-në që të arrihet marrëveshje e drejtë jo vetëm për çështjen e daljes britanike, por edhe për ardhmërinë afatgjate të Unionit.