Bota

Avramopulos i bëri thirrje Hungarisë t’i respektojë rregullat për azil

Komisari evropian për migrim, Dimitris Avramopulos i bëri thirrje Hungarisë që të sillet në pajtim me rregullat e BE-së kur është në pyetje veprimi me azilkërkuesit.

avramopulos

Avramopulos pati takim me autoritetet hungareze, me ç’rast theksoi se ekspertët do të debatojnë për rregullat e reja, me qëllim që të sigurojnë që “rregullat e BE-së të jenë në pajtim me to”.

Në ndërkohë, Komiteti i Helsinkit, i cili i përfaqëson të drejtat e azilkërkuesve kumtoi se dekreti i përkohshëm i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut e pengon Hungarinë për të dërguar tetë adoleshentë dhe një grua shtatzënë në një kamp kontejnerësh në kufi.

Me rregullat e reja hungareze, të cilat hyjnë në fuqi sot, parashihet mbajtja e të gjithë azilkërkuesve në kampet me kontejnerë në kufi, me ç’rast kritikohen prej agjencive të KB-së, por edhe prej avokatëve të cilët merren me mbrojtjen e të drejtave të tyre.