Bota

Autoritetet spanjolle vazhdojnë me përpjekjet që ta ndalin mbajtjen e referendumit për pavarësi të Katalonjës

Autoritetet spanjole vazhdojnë me përpjekjet që ta ndalin referendumin për pavarësi të Katalonjës, duke konfiskuar material propagandues, ndërsa kryeprokurori nuk e përjashton mundësinë që lideri politik i rajonit të arrestohet.

katalonia

Në aksionin në rajonin e Barcelonës mbrëmë policia ka konfiskuar rreth 1,3 fletushka materal parazgjedhor nga autoritetet katalonase. Ky është aksioni më i madh i tillë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Paraprakisht, prokuroria spanjolle kumtoi se nëpunësit të cilët do të marrin pjesë në çfarëdo përgatitje për referendumin, mund të akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mjeteve shtetërore.

Kryeprokurori i Spanjës, Hose Manuel Masa deklaroi se nuk e përjashton mundësinë për arrestimin e kryeministrit rajonal Karles Puçdemon (në kushte të caktuara).

Edhe krahas kësaj, mbi 700 prefektë katalonas u tubuan ntë shtunën në Barcelonë që të japin përkrahje për referendumin.