Bota

Austria planifikon të tërhiqet nga Marrëveshja e BE-së për risistemim të migrantëve

Austria planifikon të tërhiqet nga Marrëveshja e Bashkimit Evropian për risistemim të migrantëve në vende të BE-së, paralajmëruan përfaqësues qeveritar austriak.

viena

Vendimi i tillë mund të miratohet nesër nga Qeveria e Austrisë.

Në vitin 2015 BE-ja vendosi që deri në shtator të vitit 2017, 160.000 migrantë të cilët kishin arritur në Itali dhe në Greqi të risistemohen në vende të tjera anëtare të Unionit. Deri më tnai janë risistemuar më pak se 15.000 persona.

Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil, i cili është iniciator i vendimit, deklaroi se vendi duhet të tërhiqet nga marrëveshja. Arsyetimi i tij është se Austria tashmë ka pranuar proporcionalisht numër më të madh të refugjatëve në krahasim me vende të tjera anëtare të BE-së.