Bota

Armata siriane e ktheu kontrollin ndaj një kuarti në Damask

Forcat siriane zbatuan dje një kundër ofensivë dhe e kthyen kontrollin ndaj një kuarti në afërsi të qendrës së Damaskut, disa orë pasi xhihadistët kryen sulm të papritur ndaj pjesës lindore të qytetit, njofton DPA.

siri

Luftëtarët e bllokut, të kryesuar nga Xhebhat Fatah al Sham, ish-degë siriane e Al Kaedës, paraprakisht dje sulmuan pozita të forcave qeveritare në kuartin lindor Xhobar dhe shkuan drejt sheshit fqinj Abasid, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Pasuan përplasje të ashpra dhe xhihadistët për një kohë të shkurtër e ndërmorën kontrollin ndaj një parkingu të madh pranë sheshit Abasid, një prej hyrjeve në qendër të qytetit.

Një burim i forcave të sigurisë deklaroi se sulmi i xhihadistëve ka filluar me sulme me automjete-bomba, të kryera rreth 500 metra nga pjesa lindore e Damaskut. Sulmin e tretë e ka kryer një terrorist vetëvrasës me rrip bombardues, me ç’rast jetën e kanë humbur disa persona.

Mediat siriane njoftuan se forcat qeveritare i kanë refuzuar sulmet e terroristëve kundër pozitave ushtarake dhe ndërtesave banesore në Xhobar.

Kryengritësit kanë kryer sulm në Xhobar, pasi kanë hyrë në rajon pas rrjetit prej tuneleve. Xhobar është i ndarë midis forcave qeveritare dhe fraksioneve kryengritëse.

Sipas Qendrës siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut forcat qeveritare kanë kryer mbi 30 sulme ajrore ndaj kryengritësve. Sipas të dhënave të organizatës qeveritare të paktën 20 persona janë vrarë gjatë betejave të ashpra në 24 orët e kaluara.

“Në sulmet ajrore dhe artilerike të regjimit ndaj strehimores kryengritëse Guta, në lindje të Damaskut, jetën e kanë humbur 13 civilë, duke i përfshirë edhe tre fëmijë”, deklaroi drejtori i Qendrës, Rami Abdel Rahman.