Bota

Arabia Saudite i hapi kufijtë për besimtarët katarianë për haxhillëkun në Mekë

Mbreti saudit Salman urdhëroi që të hapet kufiri me Katarin për qytetarët e monarkisë së vogël të gjirit të mund të shkojnë në haxhillëk në Mekë në fund të muajit, njoftoi Agjencia saudite për shtyp (SPA), e cituar nga mediat franceze.

Muslim pilgrims prepare themselves for Friday prayers in front of the Kaaba, Islam's holiest shrine, at the Grand Mosque in the Muslim holy city of Mecca, Saudi Arabia, Friday, Sept. 9, 2016. Muslim pilgrims have begun arriving at the holiest sites in Islam ahead of the annual hajj pilgrimage in Saudi Arabia. (AP Photo/Nariman El-Mofty)

Sovraniteti, gjithashtu, urdhëroi që në Dohë të dërgohen aeroplanë saudit, që “në llogari të vet t’i transportojnë të gjithë besimtarët katarianë deri në qytetin Xheda”, shton SPA.

Ky vendim, shenjë e parë e zbutjes së tensionit diplomatik midis mbretërisë dhe emiratit, u publikua pasi trashëguesi i fronit saudit Mohamed bin Salman u takua me emisarin katarian sheikun Abdal bin Ali al Tani në Xheda.

Ky ishte takimi i parë i nivelit kaq të lartë nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, më 5 qershor, midis Arabisë Saudite dhe Katarit dhe mbylljen e kufijve nga ajri, uji dhe toka.