Bota

Apostolova: Nuk komunikoj me politikanë të akuzuar

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe unë personalisht jemi shumë të kufizuar në komunikimet dhe në kontaktet me politikanët që kanë aktakuza të ngritura nga institucionet e drejtësisë.

nataliya-apostolova

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke shtuar se është shumë me rëndësi që politikanët kosovarë duhet të tregojnë forcë dhe përgjegjësi që t’u binden këtyre parimeve.

E para e BE-së në Kosovë gjatë kësaj interviste ka thënë se drejtuesit e lartë evropianë e kanë bërë të qartë se janë dy kushte për heqjen e vizave për Kosovën: Demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo ka shtuar se BE-ja nuk propozon zgjidhjen për Demarkacionit, por kjo, sipas saj, duhet të zgjidhet midis Malit të Zi dhe Kosovës dhe kërkon që Marrëveshja sa më parë të votohet në Parlament.

“Po e theksoj se për ne është me rëndësi rezultati përfundimtar. Duhet ta kemi Demarkacionin e votuar. Nëse të dyja vendet vendosin të bëjnë marrëveshje të ndryshme, kjo është çështje e tyre. Por, duhet të jeni të vetëdijshëm se pa një zgjidhje përfundimtare për Demarkacionin dhe të arriturat në luftën kundër korrupsionit Bashkimi Evropian nuk do ta marrë asnjë vendim politik për të hequr dorë nga këto dy kushtëzime”, ka thënë mes të tjerash Apostolova në intervistën për “Zërin”.