Bota

Ankara: Gjermania nuk mund ta diktojë politikën e BE-së

Ministri turk i Bashkimit Evropian Jomer Çelik citoi se deklarata e kancelares Angela Merkel për ndalimin e zgjerimit të unionit doganor midis Ankarasë dhe BE-së i sjell dëm kredibilitetit të Unionit.

133765723

“Komenti i Merkelit që u bë mbrëmë, është jo adekuat”, theksoi Çelik në pres konferencën në Ankara.

Ai shtoi se politika e BE-së nuk mund të përcaktohet nga ana e një vendi të caktuar.

Çelik vlerësoi se Turqia dhe BE-ja do të përfitojnë nga ndryshimet në unionin doganor dhe i bëri thirrje Berlinit që t’i përgjigjet kërkesës së Turqisë për  ekstradimin e profesorit të teologjisë, të dyshuar se ka rol kryesor në tentativën e vitit të kaluar për grusht shteti.

“Sidoqoftë momentalisht nuk do ta zgjerojmë unionin doganor me Turqinë. As që bëhet fjalë për zgjerim”, theksoi mbrëmë Merkel.