Bota

AI: Civilët në Raka gjenden në “labirint vdekjeprurës”

Civilët në qytetin verior sirian Raka, janë ngujuar në “labirint vdekjeprurës” për shkak të luftimeve të ashpra për dëbimin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik, paralajmëroi organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesti Interneshënëll (AI), e cituar nga mediat franceze.

civilet

KB-ja vlerëson se rreth 25.000 banorë të qetë ende kanë mbetur në Raka, ndërsa dhjetëra mijë kanë ikur edhe krahas snajperistëve të SHI-së dhe minave të vendosura.

AI paralajmëroi se derisa beteja për dëbimin e grupit xhihadist në qytet po ashpërsohet, mijëra civilë janë në “labirint vdekjeprurës”, ku po qëllohen nga të gjitha  anët.

AI u bëri thirrje forcave demokratike siriane dhe forcave të armarosura amerikane që t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për mbrojtje të civilëve, duke i shmangur  sulmet e pakontrolluara ajrore dhe të krijojnë rrugë të sigurta për ikjen e tyre.

SHBA-ja dhe aleatët e saj bindin se do t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit, por pranuan se nga fillimi i bombardimit në Siri dhe Irak, në vitin 2014 kanë vrarë 624 civilë.