Bota

Abe dhe Tramp kishin bisedë telefonike për krizën në Korenë Veriore

Kryeministri japonez Shinxo Abe kishte bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp dhe deklaroi se prioritet numër një për ata të dy është që të mos lejohet që regjimi i Koresë Veriore të gjuajë raketa.

trump-us-japan

Abe shprehu kënaqësi nga premtimi i Trampit se SHBA-ja së bashku me aleatët në rajon do të ballafaqohen me kanosjet nga Koreja Veriore.

Presidenti i Koresë Jugore Mun Xhe-in, madje, deklaroi se kriza bërthamore koreanoveriore duhet që me çdo çmim të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe se SHBA-ja nuk duhet të ndërmarrë kurrfarë hapa ushtarak pa pajtueshmëri të Koresë Jugore.

Mun këtë e deklaroi në fjalim televiziv sot, kushtuar përvjetorit nga Lufta e Dytë Botërore dhe çlirimit të Gadishullit Korean nga robërimi kolonial japonez.

Presidenti deklaroi se Qeveria e Koresë Jugore do të bëjë gjithçka që është e mundur që të pengojë luftë të re në Gadishullin Korean.

“Kriza me programin bërthamor koreanoverior duhet që me çdo çmim të zgjidhet me mjete paqësore. Qeveritë e Koresë Jugore dhe SHBA-së kanë pozicione të ndryshme për këtë çështje”, shtoi Mun.