Sport

Zidan: Duam ta fitojmë tripletën

Zinedine Zidane ka deklaruar se objektivi i Real Madridit për këtë vit është tripleta.

zidane-650x358

Edhe përkundër kësaj trajneri francez garanton se lojtarët dhe ai vetë mendojnë ndeshje pas ndeshjeje dhe jo për titujt.

“As unë dhe as lojtarët nuk mendojmë për “tripletën”. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. E kemi objektiv “Tripletën”, por është ende larg fundi i sezonit”, tha Zidane në lidhje me fitimin e Ligën e Kampionëve, kampionatit dhe Kupës së Mbretit.

Kjo deklaratë vjen një ditë përpara ndeshjes që Reali i Madridit do të luajë nesër ndaj Sevilles, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

Takimi i parë, i luajtur në “Santiago Bernabeu”, përfundoi 3-0 për “Los Blancos”.