Sport

Ylli i Dortmund transferohet tek Barcelona

Përveç Thiago Alcantaras, Barcelona po synon që nga Bundesliga ta transferoj edhe një yll tjetër.

screenshot_1

Sipas të përditshme sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona po mendon që ta transferoj yllin e ri të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Mundo Deportivo shkruan se Barcelona po synon ta forcoj sulmin gjatë verës, dhe Dembele shihet si kandidat i mundshëm për të zbarkuar në Camp Nou, përcjell express.

Barcelona e ka vëzhguar Dembelen edhe sa ishte pjesë e Rennesit. Por, ekipi gjerman ishte treguar më i shkathët duke e transferuar verën e kaluar.

Ai ka kontratë me Borussia Dortmund deri në verën e vitit 2021, derisa katroni i francezit llogaritet rreth 30 milionë euro.