Sport

United me 3 mungesa të mëdha përballë Chelseat

Wayne Rooney, Marcus Rashford dhe Anthony Martial nuk udhëtuan me pjesën tjetër të ekipit teksa Manchester United marshon për në Londër për t’u përballur me Chelsean në çerek-finale të FA Cup.

so

Djajtë e Kuq po luftojnë ende për t’u futur në TOP-4, por kjo nuk do të thotë se Jose Mourinho do t’i pushojë lojtarët e tij në prag të sfidës të së hënës në Stamford Bridge.

Sidoqoftë, 3 nga yjet e United – Rooney, Rashford dhe Martial – nuk kanë udhëtuar me ekipin e tyre në Stockport Station të djelën pasdite.

Manchester Evening News ka publikuar listën e 20 lojtarëve që kanë udhëtuar për në kryeqytet, ku përveç Zlatan Ibrahimovic i cili është i pezulluar nga ky takim, mungojnë dhe 3 sulmuesit e lartpëmendur.

Do të jetë interesante se kë do vendosë Mourinho në sulm: Fellaini, Mkhitaryan apo Young? Me sa duket, fitorja është në favorin e djemve të Contes.