Sport

Sioni shkarkon Paolo Tramezzanin

Ka marrë fund aventura me Sionin e Zvicrës për ish-zv/trajnerin e kombëtares shqiptare Paolo Tramezzani.

tramezzani-780x439

Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit.

Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Ligën e Evropës dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminuar.

Barazimi në shtëpi me ish-skuadrën e tij Luganon, që mban vendin e fundit në renditje, ka qenë goditja fatale për ish-numrin 2 të stolit kuqezi në kohën e Gianni De Biasit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, Sioni barazoi menjëherë me Ucan në harkun e pak sekondave,e në të 71-tën vendasit shënuan golin e avantazhit me Cunha, por, Lugano me 10 lojtarë në fushë, barazoi me Marianin 4 minuta përpara fundit.