Sport

Shkëndija prezanton fanellat e reja

Nga ajo foto e 94 kur Shkëndija e shqiptarëve vishte fanellat e Milanit duket se kanë kaluar shumë më tepër se 23 vjetët kalendarikë. Milani tani është kundërshtari i radhës në Europa League, ndërsa Shkëndija një klub i mirëorganizuar në të gjitha aspektet. Shkëndija prezantoi fanellat e reja për sezonin e ri, një tjetër tregues i serioziteti të klubit tetovar. Ferhan Buba Hasani, kapiten dhe idhull i tifozerisë, Sten Junior  e pastaj dhe Cuculi, Radeski dhe Ibrahimi të zgjedhur për klipin e rastit. Seriozë ndërsa dalin nga korridoret e klubit të gatshëm si për një duel gladiatorësh.

presentation-poster-1024x409-658x263

Fanella e parë në respekt të traditës së pandryshueshme të ngjyrave kuqezi, atyre të Flamurit kombëtar, e dyta ajo për ndeshjet në transfertë, e bardhë ashtu si Kombëtarja Shqiptare.

Jo rastësisht vazhdon bashkëpunimi me Macron, kompaninë që po pushton tregun ku padyshim ishte vendimtar dhe suksesi i jashtëzakonshëm me Triumf, fanellën e Europiait të Kombëtares.

Në fanellë sponsori Ecolog, që ka ngjitur Shkëndijën në nivelet më të larta, aty ku nuk ka qenë kurrë më parë edhe në rang europian.

Klas elegancë edhe në paraqitje, Shkëndija është gati për një sezon të ri dhe natyrisht për përballjen me Milanin e madh që këtë sezon synon rikthimin në majat e futbollit shkruan ss.

Mediat italiane njoftojnë për entuziazëm të tifozëve milanistë për takimin e parë që do të luhet në San Siro në 15 gusht dhe do të transmetohet drejtëpërdrejt në Supersport. Në Itali janë shitur 15 mijë bileta vetën në 48 orë, dicka e jashtëzakonshem por të marrësh parasysh se 17 gushti gjen shumicën absolute të italianëve me pushime. Padyshim edhe Shkëndijës nuk do ti mungojnë përkrahësit, me futbollistët e skuadrës tetovare që do të jenë të karikuar më shumë se kurrë dhe me veshjen e denjë për takimin gala.