Sport

Shkëndija kthehet në Tetovë me humbje të thellë 6-0

Shpresat e Shkëndijës për të surprizuar Milanin në play off-in e Europa League u shuan që në ndeshjen e parë, duke u mposhtur me rezultatin 6-0 në San Siro.

MILAN, ITALY - AUGUST 17:  Fernandez Suso (R) of AC Milan is challenged by Ennur Totre (L) of KF Shkendija 79 during the UEFA Europa League Qualifying Play-Offs round first leg match between AC Milan and KF Shkendija 79 at Stadio Giuseppe Meazza on August 17, 2017 in Milan, Italy.  (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Skuadra nga Tetova u detyrua të shkojë në pushim me disavantazhin e 3 golave ndaj ekipit italian në një ndeshje ku favoriti nuk diskutohej, por miqtë shpresonin të linin shenjë.

Pjesa e dytë ka qenë një kopje e fraksionit të parë, ku kuqezinjtë italianë kanë dominuar me lojë duke shënuar sërish 3 gola edhe në 45 minutat e dyta.

Pavarësisht mijëra shqiptarëve në stadium që udhëtuan për të parë përballjen historike mes dy ekipeve me simbolet kuqezi, loja foli tërësisht për ekipin e Montelës.

Andre’ Silva dhe Montolivo ishin autorët e 4 prej gjashtë golave të sfidës, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Borini dhe Antonelli.

Abdurrahimi dhe Hasani tentuan të ndryshojnë diçka, por futbollistët e Shkëndijës u sfumuan para portës së Donarumës.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave me 24 gusht në Shkup në stadiumin “Telekom Arena”, por shumë pak shanse ka Shkëndija që të shpresojë në mrekullinë për të përmbysur rezultatin e lartë nga ndeshja e parë.