Sport

Sanderlendi, skaut në La Liga për Enis Bardhin

Enis Bardhi me paraqitjet e tij në Spanjë dhe përfaqësuesen e Maqedonisë, ka nxitur interesimin e skuadrave të Premier Ligës në Angli.

bardhi

Skuadra e Sanderlendit ka shkuar një hap më tej dhe ka dërguar skaut që të monitorojnë lojën e Bardhit, i cili në fundjavë ishte nismëtar i aksionit të shënimit të golot ndaj Getafes. Në tribunat e stadiumit në Valenci, ishte i dërguari special i afërt i trajnerit të Sanderlendit, Simon Grejson. Skuadra angleze  gjatë kohë monitoron mesfushorin shqiptarë, të cilën ka filluar të përcjell pas paraqitjeve në Evropianin në Poloni për moshat e reja. Ndërkohë mediat britanike spekullojnë se Bardhi është nën vëzhgim të PSZH-së, Anderlehtit dhe Interit. Ndryshe në këtë sezon, Enis Bardhi ka shënuar 3 gola spektakolar në La Liga , kundër Deportivo La Korunjës, Real Sosiedatit dhe Valencias.